Skena e Teatrit Kombëtar u gjallërua, më 29 Mars 1991, me premierën e suksesshme të dramës “Vizita e damës plakë”, vepër e dramaturgut me emër botëror Fridrih Dyrenmat. Shfaqja u përgatit nga regjizori Gëzim Kame. Për herë të parë pas 20 vjet përndjekjesh, u ngjit në skenë artistja e talentuar Edi Luarasi. Bashkë me të interpretuan artistët, Pirro Mani, Robert Ndrenika, Andon Qesari, Reshat Arbana, etj. Skenografia e shfaqjes u përgatit nga Agim Zajmi, koreografia nga Luan Shtino dhe muzika e Alfred Kaçinarit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
26 Shkurt 1802, lindi klasiku francez Viktor Hygo
-
26 Shkurt 1823, u nda nga jeta Vinçens Dorsa, studiues arbëresh
-
26 Shkurt 1917, u stampua pulla e parë postare shqiptare
-
26 Shkurt 1918, protestë e Shqipërisë së mesme për Austro-Hungarinë
-
26 Shkurt 1919, mbërriti në Shqipëri ndihma e parë e Kryqit të Kuq



