Aktori dhe regjizori i talentuar, Pirro Mani u lind, më 14 Prill 1932. Fati i tij u përcaktua, kur iu dha e drejta për të ndjekur studimet e larta, në Institutin e Kinematografisë në Moskë. Atje u shqua për talentin e tij të rrallë, sidomos në pjesën “Pamje nga ura”. Në vitin 1961, u kthye në Shqipëri dhe u emërua regjizor në Teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës. Pas 5 vjetëve, për karrierë të suksesshme, u emërua regjizor në Teatrin Popullor të Tiranës. Vepra e parë, që përgatiti për publikun kryeqytetas, ishte “Cuca e maleve” e Loni Papës, pjesë që edhe u ekranizua dhe u luajt edhe në Skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Artëdashësit tanë, në vitet që pasuan patën fatin të ndjekin edhe shumë pjesë të tjera të vëna në skenë, nga regjizori Pirro Mani dhe shumë role të skalitura nga aktori i talentuar.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
14 Dhjetor 1447, Skënderbeu përmbyll marrëveshjen me mbretin e Napolit
-
14 Dhjetor 1913, Ismail Qemali demaskon ndërhyrjet brutale të Fuqive të Mëdha
-
14 Dhjetor 1922, Parlamenti Shqiptar miraton “Kanunoren” si kushtetutë
-
14 Dhjetor 1924, shënohet fundi i Qeverisë së Nolit
-
14 Dhjetor 1929, Ankaraja suprimon Legatën Mbretërore Shqiptare



