Më 20 Janar 1925, u shua Kadri Prishtina, ose siç ka hyrë në histori Hoxhë Kadriu, jurist e burrë shteti, atdhetar e luftëtar për liri e demokraci. Lindi në Prishtinë, më 1878. U diplomua në Stamboll për drejtësi dhe pedagogji. Që student u angazhua në lëvizjen patriotike dhe u burgos nga qeveria osmane. Ishte një ndër krijuesit e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Në Kongresin e Lushnjës, u zgjodh Ministër i Drejtësisë dhe më pas Nënkryetar i Parlamentit Shqiptar. Si kundërshtar i Ahmet Zogut, u detyrua të emigrojë në Austri. Pas kthimit, botoi në Shkodër revistën “Udha e së vërtetës”. Ai u mor me avokati, duke u bërë ndër themelonjësit e jurisprudencës shqiptare.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
18 Dhjetor 1908, krijohet klubi “Drita”
-
18 Dhjetor 1920, krijohet Shoqëria e Arteve të Bukura
-
18 Dhjetor 1924, kur Noli denonconte agresionin jugosllav tek Fuqitë e Mëdha
-
18 Dhjetor 1929, ngrihet Konsullata e Mbretërisë Shqiptare në Malin e Zi
-
18 Dhjetor 1931, miratohet Rregullorja për mbarëvajtjen e punës në Shërbimet Diplomatike

