Në Naissus, sot Nish i Kosovës, në fund të muajit Shkurt 272, u lind Kostandini i Madh, i cili sundoi Perandorinë Romake për më shumë se tre dhjetvjeçarë. Ai i përket dinastisë ilire Flavij, pinjollët e së cilës për shumë vite mbajtën togat e kuqe të perandorëve romakë. Kostandini i Madh ishte ushtarak dhe shtetar i shquar. Ai zhvilloi dhe fitoi shumë beteja kundër dyndjeve të barbarëve në trojet e Perandorisë dhe sidomos në tokat e ilirëve. U shqua dhe në drejtimin e shtetit të pa anë dhe për këtë u shpall nga kisha shenjtor. Edhe sot Shën Kostandini kremtohet çdo vit më 21 Maj. Për prejardhjen shqiptare të Konstandinit të Madh flet Fan Noli. Në tekstin e himnit të flamurit që ai pat shkruar shumë vite më parë ndër të tjera thuhet: “Flamur (Nënkuptohet flamuri shqiptar) që linde Shën Konstandinin”. Kurse Tajar Zavalani në monografinë “Historia e Shqipërisë” shkruan: “Konstandini kishte le nga një familje fisnike iliriane në Naissus (Nish i sotëm), që ishte atëhere brenda kufijëve të Ilirisë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
7 Dhjetor 1909, themelohet shoqëria patriotike “Bashkimi”
-
7 Dhjetor 1906, lindi luftëtari antifashist Ilmi Pato
-
7 Dhjetor 1912, u jep fund punimeve Kuvendi i Vlorës
-
7 Dhjetor 1919, protestë kundër marrëveshjes italo-greke për copëtimin e Shqipërisë
-
7 Dhjetor 1921, formohet kabineti demokratik i Hasan Prishtinës