Më 20 Janar 1925, u shua Kadri Prishtina, ose siç ka hyrë në histori Hoxhë Kadriu, jurist e burrë shteti, atdhetar e luftëtar për liri e demokraci. Lindi në Prishtinë, më 1878. U diplomua në Stamboll për drejtësi dhe pedagogji. Që student u angazhua në lëvizjen patriotike dhe u burgos nga qeveria osmane. Ishte një ndër krijuesit e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Në Kongresin e Lushnjës, u zgjodh Ministër i Drejtësisë dhe më pas Nënkryetar i Parlamentit Shqiptar. Si kundërshtar i Ahmet Zogut, u detyrua të emigrojë në Austri. Pas kthimit, botoi në Shkodër revistën “Udha e së vërtetës”. Ai u mor me avokati, duke u bërë ndër themelonjësit e jurisprudencës shqiptare.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
12 Korrik 1444, Sulltani pranoi vasalitetin e Brankoviçit të Serbisë për ti pasur duart e lira që të sulmonte Skënderbeun
-
12 Korrik 1577, populli i Himarës kërkon ndihmën e Papës për të rindërtuar faltoret dhe për tu armatosur kundër osmanëve
-
12 Korrik 1822, Grigori i IV, apo Dhimitër Gjika hipën në fronin e Vllahisë për të sunduar për 6 vjet
-
12 Korrik 1874, lindi kleriku erudit At Shtjefën Gjeçovi, një jetë e tërë e shkrirë për atdhe e fe
-
12 Korrik 1912, lindi në Boboshticë akademiku Sotir Kuneshka