Në Shkodër, më 9 Tetor 1927, u lind Adem Nurija, inxhinier gjeolog. Pas përfundimit të Politeknikumit në Tiranë, punoi në ndërmarrjen e shpimit në Patos. Gjatë viteve 1956-1961, ndoqi studimet në Akademinë e Minierave dhe Metalurgjisë në Krakov të Polonisë dhe i përfundoi në Universitetin e Tiranës. Pas diplomimit dha leksione në Fakultetin e Gjeologjisë së Minierave në Tiranë dhe punoi në ndërmarrjet gjelogjike të Tiranës dhe Rubikut. Në vitin 1975, u arrestua me “grupin polka” dhe u dënua 10 vjet burg.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
19 Tetor 1429, evidenca të mesjetës; Shqipëria eksportuese e madhe e lëndës drusore
-
19 Tetor 1912, lufta për mbrojtjen e Shkodrës
-
19 Tetor 1920, lindi akademiku Mark Krasniqi
-
19 Tetor 1928, greva e punëtorëve të shoqërisë konçesionare “Mazorana”
-
19 Tetor 1938, u ndalua me ligj mbajtja e plisit “qelesheve të bardha”