Në “Librin e artë”, të Muranos në Itali, që njihet si qëndra më e rëndësishme e prodhimit dhe e përpunimit artistik të qelqit në Europë, në Korrik të vitit 1467, flitet për furrën e shkrirjes të Nikola shqiptarit, (Nicola Albaneze). Punishte për prodhimin dhe përpunimin artistik të qelqit, kishin edhe disa shqiptarë të tjerë, të ardhur në Itali, pas fillimit të dyndjeve osmane në trojet shqiptare. Përmëndja e mjeshtrave shqiptarë, në “Librin e artë” dhe dokumente të tjera dhe, sidomos, faktit që ata arritën të kenë edhe punishtet e tyre, ku punonin disa mjeshtra dhe punëtorë të tjerë, dëshmon për nivelin e lartë ekonomik dhe artistik, që ata gëzonin dhe për statusin e veçantë që kishin. Kjo të le të mendosh dhe për faktin se, mjeshtëria e tyre nuk duhet të ishte e huaj dhe e panjohur, në atdheun e tyre të braktisur.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
10 Janar 1802, përkujtohet sot inxhinieri i shquar Karl Gega
-
10 Janar 1920, vritet patrioti Sali Nivica
-
10 Janar 1931, Hasan Prishtina i kërkon Lidhjes së Kombeve përkrahje për shqiptarët e Jugosllavisë
-
10 Janar 1932, marrëveshje Shqipëri-Bullgari për pakicat kombëtare
-
10 Janar 1933, lindi Valentina Objektova ( Çollaku)


