Atdhetari dhe udhëheqësi i shquar popullor për mbrojtjen e Pavarësisë Kombëtare dhe tërësisë tokësore të Shqipërisë, Elez Isufi, vdiq nga plagët e marra në betejën e Peshkopisë, për mbrojtjen e Revolucionit të Qershorit, më 29 Dhjetor 1924. Drejtoi luftimet kundër pushtuesve serbë, që në vitin 1912 dhe mbështeti Qeverinë e Vlorës, duke iu kundërvënë veprimeve tradhëtare të Esat Pashë Toptanit. Në Gusht të vitit 1920, udhëhoqi Luftën e Dibrës, kundër pushtuesve serbë dhe ishte ndër organizatorët e lëvizjes së Marsit të vitit 1922, që shpërtheu në Dibër dhe u përhap deri në Tiranë. U plagos në betejën e Peshkopisë, më 16 Dhjetor 1924, kundër forcave zogiste, të përkrahura nga ushtria jugosllave dhe ndërroi jetë pas 13 ditësh.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Dhjetor 1466, Skënderbeu i ftuar special i Papa Pavli II për Krishtlindje
-
25 Dhjetor 1797, fitorja e Pashait të Shkodrës bën bujë në gazetat franceze
-
25 Dhjetor 1907, lindi Kristaq Antoniu, artist dhe muzikant me famë
-
25 Dhjetor 1914, pas incidentit të sajuar, Italia zbarkon në Vlorë
-
25 Dhjetor 1918, u mbajt Kongresi i Durrësit

