Atdhetari dhe udhëheqësi i shquar popullor për mbrojtjen e Pavarësisë Kombëtare dhe tërësisë tokësore të Shqipërisë, Elez Isufi, vdiq nga plagët e marra në betejën e Peshkopisë, për mbrojtjen e Revolucionit të Qershorit, më 29 Dhjetor 1924. Drejtoi luftimet kundër pushtuesve serbë, që në vitin 1912 dhe mbështeti Qeverinë e Vlorës, duke iu kundërvënë veprimeve tradhëtare të Esat Pashë Toptanit. Në Gusht të vitit 1920, udhëhoqi Luftën e Dibrës, kundër pushtuesve serbë dhe ishte ndër organizatorët e lëvizjes së Marsit të vitit 1922, që shpërtheu në Dibër dhe u përhap deri në Tiranë. U plagos në betejën e Peshkopisë, më 16 Dhjetor 1924, kundër forcave zogiste, të përkrahura nga ushtria jugosllave dhe ndërroi jetë pas 13 ditësh.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
10 Korrik 1909, doli numëri i parë i gazetës politike, ekonomike dhe kulturore, “Bashkimi i Kombit”
-
10 Korrik 1921, qeveria e Iljaz Vrionit, filloi veprimtarinë e saj
-
10 Korrik 1927, doli në Tiranë, numëri i parë i “Gazeta Shqiptare”
-
10 Korrik 1930, lindi në Durrës, pianisti dhe kompozitori Kozma Lara
-
10 Korrik 1952, në Tiranë, u përurua Kinostudjo “Shqipëria e Re”