Atdhetari dhe udhëheqësi i shquar popullor për mbrojtjen e Pavarësisë Kombëtare dhe tërësisë tokësore të Shqipërisë, Elez Isufi, vdiq nga plagët e marra në betejën e Peshkopisë, për mbrojtjen e Revolucionit të Qershorit, më 29 Dhjetor 1924. Drejtoi luftimet kundër pushtuesve serbë, që në vitin 1912 dhe mbështeti Qeverinë e Vlorës, duke iu kundërvënë veprimeve tradhëtare të Esat Pashë Toptanit. Në Gusht të vitit 1920, udhëhoqi Luftën e Dibrës, kundër pushtuesve serbë dhe ishte ndër organizatorët e lëvizjes së Marsit të vitit 1922, që shpërtheu në Dibër dhe u përhap deri në Tiranë. U plagos në betejën e Peshkopisë, më 16 Dhjetor 1924, kundër forcave zogiste, të përkrahura nga ushtria jugosllave dhe ndërroi jetë pas 13 ditësh.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
9 Shkurt 1899, lindi shkencëtari me përmasa europiane Dr. Bilal Golemi
-
9 Shkurt 1913, forcat serbo-malazeze sulmuan egërsisht me parullën “Shkodrën ose vdekjen”
-
9 Shkurt 1927, u shua arbëreshi i madh Zef Skiroi
-
9 Shkurt 1945, u vendos në Kosovë “administrimi ushtarak”
-
9 Shkurt 1987, u shua Ing. Llazar Treska, themelues i shërbimit pyjor shqiptar

