Më 27 Prill 1463, në Shkup, u nënshkrua marrëveshja e paqes midis forcave shqiptare dhe ushtrive osmane. Gjatë vitit 1462, Sulltan Mehmeti II, dërgoi kundër Shqipërisë tri ekspedita njërën pas tjetrës. Luftëtarët shqiptarë, nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit, i thyen ato dhe e detyruan sulltanin e frikshëm, të kthehet në strofkën e vet. Një vit më vonë, ai u detyrua të nënshkruajë paqen me shqiptarët, e cila nuk zgjati veçse një vit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
18 Qershor 1785, Karamahmut Pashë Bushatlliu me ushtrinë shkodrane, sulmoi Malin e Zi
-
18 Qershor 1878, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, miratoi një seri vendimesh, që u përfshinë në atë që u quajt “Libër i vendimeve”
-
18 Qershor 1880, “Komiteti Shqiptar i Stambollit”, i dërgoi Konferencës së Berlinit një protestë
-
18 Qershor 1914, në portin e Durrësit dhe të Shëngjinit, u ankoruan luftanijet angleze dhe franceze
-
18 Qershor 1922, në Shkodër u formua Lidhja e Mësuesve Shkodranë