Vdiq në Tiranë, më 22 Gusht 1971, “Mësuesi i Popullit”, Gjergj Canco. U lind në Korçë më 1906. Mësimet e para dhe Liceun Kombëtar, i kreu në vendlindje. Që në bangat e shkollës, u aktivizua me veprimtari shoqërore dhe atdhetare; ishte sekretar i shoqërisë “Shpresa” të liceistëve. Tërë jetën e tij Gjergj Canco, ia kushtoi arsimit dhe shkollës shqipe, edukimit të brezit të ri. Në vitet e para të karrjerës së vet pedagogjike, dha mësim matematike në shkollat e mesme të Shkodrës dhe Tiranës. Duke filluar nga viti 1945, për një çerek shekulli, drejtoi Politeknikumin “17 Nëntori'”, në kryegytet, njëra prej shkollave të mesme më të mëdha të vendit, vatër e përgatitjes të mijëra kuadrove të mesme teknike të profileve të ndry-shme. Gjergj Canco, ka dhënë ndihmesë të çmuar dhe të shumanshme në fushën e arsimit profesional, për hartimin e programeve të shkollave të mesme profesionale, në lidhjen e teorisë me praktikën, etj. Disa herë është zgjedhur deputet, në Kuvendin Popullor.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
17 Mars 1863, lindi në Nivicë patrioti Asim Dino
-
17 Mars 1903, Konsulli rus përshkruan luftën e rreptë të Shqiptarëve për të çliruar Mitrovicën
-
17 Mars 1914, u formua qeveria e Princ Vidit
-
17 Mars 1932 , Mbretëria Shqiptare aderoi në Konventën, që ndalon punën me turne të natës për gratë
-
17 Mars 1916, lindi Heroi i Popullit Asim Zeneli


