Në Shkodër, më 17 Janar 1880, u lind piktori dhe grafisti ynë, Ndoc Martini. Ekspozitën e parë e hapi në shkollën e qytetit, që më 1898 dhe për punimet e tij shkrojti dhe shtypi i kohës. Në tavanin e njërës prej sallave të kolegjit arbëresh të Shën Dhimitër Koronës, ku shkoi për të vazhduar studimet edhe sot ruhen shumë afreske që la peneli i tij. Vepra e piktorit si “Portreti i gruas arbëreshë”, “Portreti i Skëndërbeut”, etj, që ka tërhequr vëmendjen e shtypit të huaj, janë ekspozuar ne panaire dhe ekspozita ndërkombëtare, apo janë riprodhuar në faqet e periodikut shqiptar të kohës. Në Galerinë e Arteve në Tiranë, ruhet portreti i doktor Prelës, një nga punimet më të arrira të piktorit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
1 Shkurt 366, u shua August Juliani “Perandori Filozof” me origjinë ilire
-
1 Shkurt 1911, Mihal Grameno botoi në Korçë gazetën “Koha”
-
1 Shkurt 1914, ndërkombëtarët i kërkojnë Esat Pashë Toptanit të japë dorëheqjen
-
1 Shkurt 1920, filloi zyrtarisht punën Qeveria e Kongresit të Lushnjes
-
1 Shkurt 1935, lindi gjeologu i shquar Vasfi Duka
