Jani Vreto, atdhetar dhe mendimtar i Rilindjes Kombëtare u lind më 14 Janar 1822. Kreu shkollën “Zosimea” të Janinës. Më 1854, u vendos në Stamboll, ku u zgjodh anëtar i Komitetit Qëndror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare. Bashkë me Ismail Qemalin, Hoxha Tasinin, Kostandin Kristoforidhin dhe Pashko Vasën, formuluan dhe miratuan, Alfabetin e Stambollit. Jani Vreto ka shkruar një seri veprash e artikujsh si “Apologjia”, “Për të vërtetën dhe për të shkruarit e të vërtetës” etj. Ai ka dhënë mendime dhe ka punuar për moralin, fenë, jetën shoqërore, për gjuhën e shkruar shqipe, për hapjen e shkollave në gjuhën amtare, për përhapjen e kulturës dhe të diturive ndër shqiptarët.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
14 Shkurt 1880, i pari Muze në Shqipëri u themelua nga etërit jezuitë në Shkodër
-
14 Shkurt 1905, lindi juristi Rasim Kolonja
-
14 Shkurt 1910, u mbajt në Korçë mitingu i alfabetit shqip
-
14 Shkurt 1916, lindi Theodhor Samsuri, mësues e diplomat
-
14 Shkurt 1982, u nda nga jeta Lirak Dodbiba, mësues me kontribute të mëdha për arsimin shqip


