Jani Vreto, atdhetar dhe mendimtar i Rilindjes Kombëtare u lind më 14 Janar 1822. Kreu shkollën “Zosimea” të Janinës. Më 1854, u vendos në Stamboll, ku u zgjodh anëtar i Komitetit Qëndror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare. Bashkë me Ismail Qemalin, Hoxha Tasinin, Kostandin Kristoforidhin dhe Pashko Vasën, formuluan dhe miratuan, Alfabetin e Stambollit. Jani Vreto ka shkruar një seri veprash e artikujsh si “Apologjia”, “Për të vërtetën dhe për të shkruarit e të vërtetës” etj. Ai ka dhënë mendime dhe ka punuar për moralin, fenë, jetën shoqërore, për gjuhën e shkruar shqipe, për hapjen e shkollave në gjuhën amtare, për përhapjen e kulturës dhe të diturive ndër shqiptarët.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
8 Nëntor 1988 u zgjodh në SHBA President George H. W. Bush
-
8 Nëntor 1951 u përurua Kombinati i sheqerit ne Maliq të Korçës
-
8 Nëntor 1944 u hap ne Berat “Shkolla e përgatitjes së Oficerëve”
-
8 Nëntor 1941, shpertheu demostrata e madhe e bukës në Korçë
-
8 nëntor 1941, u themelua Partia Komuniste Shqiptare(PKSH)


