Gazeta “Rilindja” e Kosovës, më 11 Prill 1997, sillte tabelën rrëngjethëse të viktimave të trazirave dhe revoltave që shpërthyen në vitin 1997. Qyteti, ku Ismail Qemali, ngriti flamurin dhe shpalli pavarësinë në prag të 85 vjetorit të kësaj ngjarjeje të shënuar, kishte 113 të vrarë dhe 75 të plagosur, Korça 21 të vrarë dhe 35 të plagosur, Saranda 18 të vrarë dhe 34 të plagosur, Berati 19 të vrarë dhe 18 të plagosur, e kështu me radhë. Në gjithë Shqipërinë, sipas të dhënave jo të plota kishte 245 nëna të veshura me të zeza dhe 304 të tjera, që përgjonin të plagosurit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
21 Mars 1821, rol i pa diskutueshëm i shqiptarëve në rebelimin Rumun kundër Perandorisë Osmane
-
21 Mars 1821, lindi në Strugë patrioti Dr. Ibrahim Temo
-
21 Mars 1880, udhëheqësit shqiptarë krijuan në Gjakovë “Lidhjen e re të Prizrenit”
-
21 Mars 1903, u botua në Sofje numri i parë i gazetës “Vetëtima”
-
21 Mars 1903, trupat franceze ulën Flamurin kombëtar në Korçë



