Në faqen e murit lindor, të kishës së Shën Premtes në Valesh të Shpatit të Elbasanit, ruhet mbishkrimi i bërë, që më 1554, ku thuhet: “kur të ngrehesh duart e tu ke Perëndia, o meshtar i Perëndisë, më përmend dhe mua mëkatar Onufrin, prift, piktor dhe protopapë nga Neokastra”. Siç dihet, Onufri ka qënë ikonografi më i madh dhe më i talentuar i vendit tonë, që ka zbukuruar me ikona dhe piktura murore shumë faltore të shekullit të XVI. Disa nga ikonat e tij janë ekspozuar edhe jashtë vendit dhe janë vlerësuar lart nga kritika artistike. Jehonë të madhe, ka pasur sidomos portreti i Shën Mërisë me Krishtin e vogël, që është krahasuar me kryeveprat e Rilindjes Europiane.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
21 Gusht 1908, gazeta ”Kombi” boton kërkesën për krijimin e një province autonome shqiptare
-
21 Gusht 1908, Shoqëria “Bashkimi” i Manastirit shkruante për ngritjen e degëve të klubit në qëndra të tjera të Shqipërisë
-
21 Gusht 1920, forcat jugosllave pushtojnë zonat e Malësisë së Shkodrës
-
21 Gusht 1924, përfundon punimet Kongresi Arsimor
-
21 Gusht 1941, u formua Çeta e Pezës