Aktorja e famshme e skenës dhe ekranit shqiptar, Elvira Diamanti, u lind më 30 Nëntor 1962. U diplomua në vitin 1988, në Akademinë e Arteve. Punoi 12 vjet në Teatrin Kombëtar, duke luajtur dhjetra role dhe duke krijuar shumë figura të spikatura. Në të njëjtën kohë ajo ka luajtur edhe në shumë filma, që e kanë bërë të njohur midis spektatorëve. “Përrallë nga e kaluara”, “Kush e solli Doruntinën”, “Një natë pa hënë”, janë vetëm disa nga filmat ku interpreton Elvira Diamanti, që tashmë janë pjesë e fondit të artë të kinematografisë shqiptare. Nga viti 2002, aktorja punoi për disa vite me rradhë si drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Fëmijëve.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
17 Mars 1863, lindi në Nivicë patrioti Asim Dino
-
17 Mars 1903, Konsulli rus përshkruan luftën e rreptë të Shqiptarëve për të çliruar Mitrovicën
-
17 Mars 1914, u formua qeveria e Princ Vidit
-
17 Mars 1932 , Mbretëria Shqiptare aderoi në Konventën, që ndalon punën me turne të natës për gratë
-
17 Mars 1916, lindi Heroi i Popullit Asim Zeneli

