Lufta e Arbanës, ishte ndeshja e parë e madhe, ndërmjet forcave partizane dhe atyre të Vermahtit gjerman, në rrethin e Tiranës. 2000 forca të zgjedhura të Korpusit 21-të, nisën më 9 Tetor 1943, sulmin në tre drejtime, për asgjësimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe të Shtabit të Grupit të Pezës. Por ato u ndeshën me rezistencën e njësive partizane dhe të fshatarsisë dhe u detyruan të tërhiqen, duke lënë në fushën e betejës 52 të vrarë dhe shumë material luftarake.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
11 Shkurt 1909, u luajt në Dardhë të Korçës drama “Lufta e Trojës”
-
11 Shkurt 1907, u krijua në Rumani dega e shoqërisë “Bashkimi”
-
11 Shkurt 1920, u likujdua Qeveria e Durrësit
-
11 Shkurt 1920, telegram i Luigj Bumçit për Kryeministrin anglez Llojd Xhorxh
-
11 Shkurt 1927, përurimi i dy rrugëve të reja në Shqipëri të mesme

