Në Shkodër, më 4 Shtator 1885, u lind imzot Vinçenc Prendushi, klerik, shkrimtar dhe përkthyes. U diplomua në Austri, shkrimet e para i botoi në fletoret “Posta e Shqypnis”, “Hylli i Dritës” dhe “Zana e Shna Ndoit”. Më 1911, botoi përmbledhjen folklorike “Visaret e Kombit” dhe më pas, “E tradhëtueshmja” dhe “Fabiola”. Lirikat e veta i përmblodhi në vëllimin “Gjethe e lule”. Pas çlirimit , u arrestua dhe vdiq në burg, më 1949. Në vitin 1993, u shpall “Martir i Demokracisë” dhe një vit më vonë, një shkollë në Durrës mori emrin e tij.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
31 Janar 1862, lindi Zef De Rada, biri i Arbëreshit të madh
-
31 Janar 1911, u botua nga shtypi perëndimor memorandumi “Kërkimet e Shqiptarëve”
-
31 Janar 1920, u miratua “Statuti i Lushnjës” ose Kushtetuta e parë Shqiptare
-
31 Janar 1925, u shpall Republika Shqiptare dhe Zogu President
-
31 Janar 1924, doli numri i parë i revistës “Reforma”
