Kuvendi Popullor, më 17 Gusht 1946, miratoi projektin e Reformës Arsimore, të hartuar prej Këshillit të Përgjithshëm Arsimor dhe Komisionit Pedagogjik, të krijuar për këtë qëllim pranë Ministrisë së Arsimit. Qëllimi i reformës, ishte krijimi i sistemit të ri socialist të arsimit, ideologjizimi i tij me idetë sunduese të marksizëm-leninizmit. Në bazë të tij, u realizua kthimi i plotë laik e shtetëror, njësor dhe kombëtar i shkollës shqipe, barazia e sekseve dhe e drejta për të gjithë arsimimin në gjuhën amtare.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
7 Dhjetor 1909, themelohet shoqëria patriotike “Bashkimi”
-
7 Dhjetor 1906, lindi luftëtari antifashist Ilmi Pato
-
7 Dhjetor 1912, u jep fund punimeve Kuvendi i Vlorës
-
7 Dhjetor 1919, protestë kundër marrëveshjes italo-greke për copëtimin e Shqipërisë
-
7 Dhjetor 1921, formohet kabineti demokratik i Hasan Prishtinës


