Skena shqiptare, sot kremton përvjetorin e lindjes së aktorit, regjizorit dhe pedagogut të shquar Kujtim Spahivogli. U lind në Lushnje, më 30 Qershor 1932, i mbetur jetim, pati një fërnijëri të vështirë. Në moshën 14 vjeçare, bashkë me të vëllanë dhe motrën, u hodhën në çetat partizane dhe luftuan fashizmin me armë. Pas çlirimit, ndoqi Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe u diplomua shkëlqyeshëm në Institutin Teatror të Moskës. Karrjerën artistike, e filloi në Teatrin Popullor, si aktor dhe regjisor. K.Spahivogli, ishte ndër themeluesit e Institutit të Lartë të Arteve, ku dha leksione për mjeshtrinë e aktorit dhe drejtoi Degën e Dramës. Janë dhjetra role të skalitura, dhjetra pjesë shqiptare dhe të huaja, që kanë marrë jetë nën regjinë e tij. Janë disa breza aktorësh, të përgatitur prej tij, që edhe sot luajnë në skenë. Artisti rebel dhe liberal, i pushuar nga puna dhe i përjashtuar nga partia, ka meritën e madhe, se në vitin 1968, ngriti Teatrin Profesionit të Vlorës, ndërsa në vitin 1974, vuri në Shkup komedinë, “Karnavalet e Korçës”, të cilën shikuesit dhe kritika, e cilësuan si gur themeltar të “Teatrit të Kombësive”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
4 Shtator 1770, Mehmet Pashë Bushatlliu, ndëshkon fatalisht kundërshtarët
-
4 Shtator 1885, lindi kleriku dhe publicisti Vinçenc Prendushi, “Martir i Demokracisë”
-
4 Shtator 1899, u hap Shkolla e parë Shqipe në Prizren
-
4 Shtator 1922, lindi gazetari e pedagogu Findia Veizi
-
4 Shtator 1927, lindi Rexhep Reka, inxhinier i naftës, studiues e dekan