Në Kostancë të Rumanisë, mërgimtarët tanë, themeluan më 29 Qershor 1802, degën e Shoqërisë patriotike “Dituria”. Kryetar i saj u zgjodh Kostandin Pano. Në programin e miratuar, theksohej nevoja e punës për gjuhën dhe shkrimin shqip, për botimin e librave dhe hapjen e shkollës shqipe. Me ndihmat që dhanë anëtarët, ajo botoi në Sofje librin “Hijetore” të Papa Kristo Negovanit dhe “I vogël Dhonat Argjendi”. Në vitin 1905, pas shumë pengesash, dega arriti të hapë dhe shkollën shqipe të natës, që ndiqej nga të vegjël dhe të rritur.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
11 Shkurt 1909, u luajt në Dardhë të Korçës drama “Lufta e Trojës”
-
11 Shkurt 1907, u krijua në Rumani dega e shoqërisë “Bashkimi”
-
11 Shkurt 1920, u likujdua Qeveria e Durrësit
-
11 Shkurt 1920, telegram i Luigj Bumçit për Kryeministrin anglez Llojd Xhorxh
-
11 Shkurt 1927, përurimi i dy rrugëve të reja në Shqipëri të mesme


