Pasi Sulltani, e shpalli Ali Pashë Telepelenën fermanli, më 23 Maj 1820, ai thirri një mbledhje të posaçme të krerëve shqiptarë e grekë, hoxhallarë e priftërinj, për të mobilizuar popullsinë e pashallëkut, kundër hakmarrjes që po përgatisnin pushtuesit osmanë. Ai u premtoi të pranishmëve se po të thyeshin turqit, do të krijonte një shtet kushtetues që do të përfshinte Shqipërinë dhe Thesalinë, kurse Greqia Qëndrore dhe Morea, do të organizoheshin në një shtet autonom nën mbrojtjen e vetë Aliut.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
26 Shkurt 1802, lindi klasiku francez Viktor Hygo
-
26 Shkurt 1823, u nda nga jeta Vinçens Dorsa, studiues arbëresh
-
26 Shkurt 1917, u stampua pulla e parë postare shqiptare
-
26 Shkurt 1918, protestë e Shqipërisë së mesme për Austro-Hungarinë
-
26 Shkurt 1919, mbërriti në Shqipëri ndihma e parë e Kryqit të Kuq
