Ka ardhur deri në ditët tona, një shkresë e Karlit I Anzhu, që datohet 12 Prill 1274, në të cilën ai porosit kapitenin e Shqipërisë që të mbrojë pasuritë e kishës së Durrësit. Dihet se kishat në mesjetë, por dhe më vonë, kanë qënë qëndra të zhvillimit të artit dhe të kulturës. Grabitja e tyre, për të cilën bën fjalë edhe shkresa e sipërmendur dëshmon përvehtësimin dhe shkatërrimin sistematik të pasurive shpirtërore të kombit tonë, pra fshirjen e identitetit të tij, të kujtesës kombëtare.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
20 Tetor 1900, u shua poeti ynë kombëtar Naim Frashëri
-
20 Tetor 1715, botimi i Françesko da Leçe, libër themelor i gramatikës shqip
-
20 Tetor 1752, u pikturua nga vëllezërit Zografi kisha e “12 Apostujve”
-
20 Tetor 1784, testament i tregtarit Shkodran Gjergj Kraja
-
20 Tetor 1880, u mbajt Kuvendi i Përgjithshëm, në Dibër