Në Mars të vitit 1444, Aleks Shqiptari (Aiexius Albanenis) përmëndet në “Librin e artë”, të qytetit Murano në Itali, i cili njihet si një nga qëndrat më të famshme të prodhimit dhe përpunimit artistik të qelqit në Europë. Në këtë qëndër kanë punuar shumë mjeshtra shqiptarë, që janë përfshirë edhe në “Librin e artë” të qytetit, gjë që dëshmon për statutin e tyre të respektuar, për lidhjen e tyre me aristokracinë e Venedikut dhe krahinave të tjera që iu lejonte ky status si dhe faktin që nivelin e artë të mjeshtrisë së prodhimit dhe përpunimit artistik të qelqit, mund t’a kenë prurë dhe trashëguar nga vendlindja e tyre, Shqipëria.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Qershori është Solstici i Verës apo fillimi i stinës astronomike të Verës
-
22 Qershor 1900, përfundoi Regjistri i Esnafëve të Argjendarëve
-
22 Qershor 1453, në fushën e Pollogut u zhvillua një betejë e ashpër midis ushtrisë së Gjergj Kastriotit dhe ushtrive osmane
-
22 Qershor 1926, u përurua kinema “Nacional” e para kinema publike në Tiranë
-
22 Qershor 1934, në Korçë doli numëri i parë i revistës shoqërore dhe kulturore, “Flaka”