Në qytetin e trazuar të Vlorës, më 23 Maj 1924, u mbajt kuvendi i 43 deputetëve demokratë dhe parisë vlonjate. Ata vendosën të kundërshtojnë qeverinë zogiste për padrejtësitë që bënte dhe të përballojnë edhe me armë, çdo akt antidemokratik të saj. Po atë ditë, u mbajt “Kuvendi i krahinës së Labërisë”, që vendosi të hidhej në kryengritje. Kundër qeverisë, u shpall edhe garnizoni ushtarak i Përmetit, i udhëhequr nga nënkolonel, Kasem Qafëzezi. Pas këtyre ngjarjeve u formua Komisioni për drejtimin e lëvizjes që kryesohej, nga Fan Noli. Ai, caktoi udhëheqësit ushtarakë: në Jug Kasem Qafëzezin, në Shkodër Rexhep Shalën dhe për zonën e Kosovës dhe të Dibrës Bajram Currin. Njësitë kryengritëse numëronin 12 mijë vetë, shumica fshatarë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
13 Janar 1913, lindi patrioti arbëresh Domenik Mauri
-
13 Janar 1871, lindi Mihal Grameno
-
13 Janar 1897, u botua në Sofje almanaku i parë shqiptar “Dritrrëfenjësi shqip”
-
13 Janar 1920, anglezi Tomas Uinkop botoi dramën “Skënderbeu ose dashuria për liri”
-
13 Janar 1934, u shua gjinekologu i parë shqiptar, Sotir Bilbili
