Më 21 deri më 24 Dhjetor 1996, u zhvillua Festivali i 34, i Këngës në Radio Televizion. Çmimin e parë dhe Çmimin e Publikut, në këtë veprimtari të madhe muzikore, e fitoi Ardit Gjebrea me këngën “Projekti Jon”; çmimin e dytë, për kompozim e meritoi Osman Mula me këngën “E doni dashurinë”, kënduar nga Ledina Çelo dhe Luan Zhegu; çmimi i tretë iu dha këngës ”Sinfonia ime”, kënduar nga Sherif Merdani. Në këtë festival, një nga pjesëmarrësit më të hershëm të festivaleve, këngëtari Kozma Dushi, meritoi Çmimin e Karrierës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
28 Tetor 1879, 1000 malësorë të armatosur, vullnetarë në mbrojtje të Plavës dhe Gucisë
-
28 Tetor 1897, burgoset nga osmanët patrioti Murat Toptani
-
28 Tetor 1922, u lind Gaqo Shqau, pedagog
-
28 Tetor 1927, manifestimi i parë antifashist në Shkodër
-
28 Tetor 1937, konkurs ndërkombëtar kulture për monumentin e Skënderbeut

