Më 20 Janar 1925, u shua Kadri Prishtina, ose siç ka hyrë në histori Hoxhë Kadriu, jurist e burrë shteti, atdhetar e luftëtar për liri e demokraci. Lindi në Prishtinë, më 1878. U diplomua në Stamboll për drejtësi dhe pedagogji. Që student u angazhua në lëvizjen patriotike dhe u burgos nga qeveria osmane. Ishte një ndër krijuesit e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Në Kongresin e Lushnjës, u zgjodh Ministër i Drejtësisë dhe më pas Nënkryetar i Parlamentit Shqiptar. Si kundërshtar i Ahmet Zogut, u detyrua të emigrojë në Austri. Pas kthimit, botoi në Shkodër revistën “Udha e së vërtetës”. Ai u mor me avokati, duke u bërë ndër themelonjësit e jurisprudencës shqiptare.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
19 Dhjetor 1494, kryengritja shqiptare i detyron turqit të tërhiqen nga bregdeti
-
19 Dhjetor 1924, protestë e fuqishme e Pogradecit; peticion për Legatën Italiane
-
19 Dhjetor 1937, premierë në Shkodër e veprës “Ruba e Kuqe” të Ndre Zadesë
-
19 Dhjetor 1965, u themelua Instituti i Mbrojtjes së Monumenteve të Kulturës
-
19 Dhjetor 1981, Mehmet Shehu u gjet i vetëvrarë në banesën e tij në bllok

