Në Prizren, më 17 Korrik 1921, u shpall e ashtuquajtura “Republikë e Mirditës”, një krijesë politike antikombëtare e krerëve tradhëtarë mirditorë, të përkrahur e nxitur nga Beogradi. Në fund të qershorit, ata shpërthyen një lëvizje të armatosur për krijimin e krahinës autonome, ku do të përfshihej Mirdita dhe Lezha. Në këtë mënyrë, Bajraktarët mirditorë iu kundërvunë qeverisë së Tiranës dhe përpjekjeve të saj për bashkimin dhe forcimin e vendit. “Republika e Mirditës”, u kundërshtua nga qarqet patriotike dhe vetë populli i Mirditës dhe pas disa përpjekjesh më armë dhe disfatash, u shpartallua plotësisht në nëntorin e vitit 1921.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
15 Maj, “Dita Kombëtare e Familjes”
-
15 Maj 1946, u prezantua para publikut, regjizori i shquar Pandi Stillu
-
15 Maj 1937, shpërtheu puçi antizogist i Et’hem Totos, në Delvinë
-
15 Maj 1921, u lind Profesor Doktor Myzafer Xhaxhiu, në Gjirokastër
-
15 Maj 1903, filloi të botohet gazeta, “Përlindja Shqiptare”