Dhe tani të nderuar lexues, pak fjalë për mësuesen e parë shkodrane dhe shkollën e saj, për mësuesen e parë shqiptare të vajzave, Kushe Mica. Është një emër që rrallëkush e ka dëgjuar, por që nuk duhet harruar. Kusha u lind në Shkodër, më 16 Qershor 1832. Fisi i saj, ishte ulur nga Dukagjini për shkak gjaqesh, zakon i egër që vazhdon të brejë edhe sot popullin tonë. 10 vjet rresht, mësoi privatisht tek farmacisti venecian Shjor Marko Rabeskini që jetoi dhe vdiq në Shkodër. E zgjuar prej natyre si të gjithë malësorët, ajo përvetsoi një kulturë të gjërë dhe dy gjuhët kryesore të kohës frëngjishten dhe italishten. Karrjerën e mësueses, e filloi në moshën 27 vjeçare. Dy vjet, iu deshën për të nxjerrë lejen për hapjen e shkollës shqipe për vajza. Në gusht të vitit 1859, ajo ia doli të hapë shkollën e parë shqipe për vajza, që është quajtur edhe “Shkolla e Kushe Micës”. Për 45 vjet rresht, malësorja trimëreshë dhe e hijshme, përballoi një mijë e një pengesa, për të mësuar disa breza vajzash nga shtresat e varfëra të popullit, u dha atyre kulturë, u zhvilloi mëndjen, ua edukoi shqisat, ua shkathtësoi duart, i përgatiti për jetën. A nuk është ky një heroizëm, a nuk është Kushe Mica një heroine, si Mic Sokoli dhe shumë të tjerë?
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
1 Korrik 332, lindi Julian Flavi, Perandor i Perandorisë Romake me prejardhje Ilire
-
1 Korrik 1666, lindi studjuesi gjerman Gotfrid Lajbnic
-
1 Korrik 1868, Festa Kombëtare e Kanadasë
-
1 Korrik 1919, Hasi kërkon nga Qeveria e Durrësit ta lirojë nga pushtuesit serbë
-
1 Korrik 1914, Mehmet Konica dhe Mihal Turtulli i kërkojnë Italisë të respektojë pavarësinë e shteti shqiptar