Më 13 Korrik 1878, përfundoi Kongresi i Berlinit dhe monarkët e Anglisë, Austro-Hungarisë, Gjermanisë, Rusisë, Francës, Italisë dhe Turqisë, nënshkruan Traktatin e Berlinit, që shënoi copëtimin e parë të trojeve shqiptare. Sipas tij, Malit të Zi, iu dha Tivari, Podgorica dhe Gucia, kurse Serbia u zgjerua në juglindje, duke u shtrirë në trojet etnike shqiptare. Askush nga pjesëmarrësit e Kongresit, nuk e parashtroi protestat e shqiptarëve kundër copëtimit dhe as nuk i përkrahu kërkesat për njohjen e autonomisë. Fuqitë e Mëdha, përkundrazi, e mohuan krejtësisht qënien e çështjes shqiptare. Vendimet antishqiptare të Traktatit të Berlinit, hasën në kundërshtimin e Lidhjes së Prizrenit dhe shkaktuan protesta të fuqishme në mbarë vendin.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
6 Shtator 394, ra në fushëbetejë Perandori Romak Eugjen Flavi, ishte me origjinë Ilire
-
6 Shtator 1611, një relacion Venedikas përmend pasuritë e Butrintit dhe Pargës
-
6 Shtator 1625, Theofan Popa shqipëron mbishkrimin e Kishës së Shën Kollit, Lunxhëri
-
6 Shtator 1913, në Krujë mblidhen krerët e fiseve malësore; kundërshtojnë copëtimin e Shqipërisë, mbështesin Qeverinë e Vlorës
-
6 Shtator 1913, Luigj Gurakuqi thërret shqiptarët; Duhet të zhvillohet arsimi, mësonjësit të kontribuojnë