Për rrethimin e tretë të Krujës, kanë shkruar disa kronistë osmanë dhe bizantinë. Për të flet dhe kronika venedikase që mban datën, 13 Korrik 1467. Ajo thekson, se mbi 100 mijë ushtarakë, të pajisur me mjetet më moderne të kohës dhe të drejtuar nga vetë sulltan Mehmeti II, u përpoqën ta shtinin në dorë Krujën. Por me gjithë epërsinë ushtarake, megjithë mungesat e mëdha të forcave shqiptare, osmanët u detyruan të tërhiqeshin me turp të ndjekur këmbakëmbës nga trimat shqiptarë, që luftonin për lirinë dhe pavarësinë e vendit të tyre.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
26 Shkurt 1802, lindi klasiku francez Viktor Hygo
-
26 Shkurt 1823, u nda nga jeta Vinçens Dorsa, studiues arbëresh
-
26 Shkurt 1917, u stampua pulla e parë postare shqiptare
-
26 Shkurt 1918, protestë e Shqipërisë së mesme për Austro-Hungarinë
-
26 Shkurt 1919, mbërriti në Shqipëri ndihma e parë e Kryqit të Kuq


