Aleksandër Deka, ndër piktorët më të shquar francez, është cilësuar si specialist i skenave të Lindjes. Ne mund të shtonim, se ai ështe ndër specialistët e huaj të skenave shqiptare. Vitet e fundit të jetës, ai bashkëpunoi me Kamil Koronë, një kollos tjetër i pikturës franceze, që ka lënë tablonë e mirënjohur “Shqiptarja” dhe siç duket, frymëzuan dhe nxitën njëri-tjetrin për vepra me temë shqiptare. Pikërisht në këtë kohë, nga peneli i Dekasë, doli tabloja “Valltarët shqiptarë”, një nga kryeveprat e piktorit, që sot ruhet në muzeun e Brestit. Vepra është ekspozuar në Luvër të Parisit dhe në muzeume të tjera, është riprodhuar, në shumë katalogje dhe albume. Në krijimtarinë e pasur të Dekasë, spikasin edhe disa vepra të tjera me temë shqiptare, si “Gruaja shqiptare me fëmijë”, “Luftëtarë shqiptarë”, “Fshatarë shqjptarë”, etj. Piktori i madh, që punoi kaq shumë për prezantimin e Shqipërisë dhe të shqiptarit në Europë dhe në Botë, vdiq në moshën 57 vjeçare, më 12 Gusht 1860.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
16 Dhjetor 1919, prefektura e Gjirokastrës kalon nën kontrollin e plotë të forcave italiane
-
16 Dhjetor 1921, Ahmet Zogu rrëzon dhe shtyp Qeverinë e Hasan Prishtinës
-
16 Dhjetor 1924, Ahmet Zogu triumfon mbi Qeverinë Demokratike të Nolit
-
16 Dhjetor 1947, Traktati Shqiptaro-Bullgar i Miqësisë
-
16 Dhjetor 1966, Traktati Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike

