Në regjistrin kishtar të shekullit VI, “Liber Pontificalius”, përmendet Papa “Inocentius natione Albanensis”. Ky dokument latin ka për ne dhe historinë tonë, një rëndësi të dyfishtë. Së pari, ai evidenton prejardhjen shqiptare të Papas Inocenti, një figurë e shquar, që ka luajtur një rol të madh në të gjitha fushat e jetës së asaj periudhe, një figurë ndërkombëtare. Nga ana tjetër, dhe më e rëndësishmja, ky dokument i lashtë flet për etnikonin arbër “albanesis”, madje kombin arbëror, “Nation albanensis”, duke formuar kështu një pikëlidhje, midis njoftimeve të Platonit në shekullin II, mbi ekzistencën e fisit ilir të albanëve, midis Ohrit dhe Durrësit dhe veprave të historianëve bizantin Ataliati dhe Ana Komnena, që flasin për ta në shekujt XI-XlI.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
13 Mars 1881 u lind në Jemen diplomati shqiptar Rauf Fico
-
13 Mars 1908 trimat e Çerçiz Topullit vranë bimbashin në Gjirokastër
-
13 Mars 1912, marrëveshja sllave për të nxjerrë Serbinë në detin Adriatik
-
13 Mars 1930 deputetët çifligarë kundërshtuan programin ekonomik të qeverisë së Pandeli Evangjelit
-
13 Mars 1930 lindi gazetari Fuat Bozgo
