Në Tiranë më 6 Shkurt 1916, lindi Halim Begeja. U arsimua në vendlindje dhe kreu gjimnazin në Shkodër. Filloi fakultetin juridik në Montpelje të Francës por i ndërpreu studimet në vitin 1942. Në atdhe merr pjesë në Ballin Kombëtar dhe zgjidhet delegat në Konferencën e Pezës, të Mukjes etj. Në vitin 1945 me Batalionin e Rinisë Balliste shkon në Kosovë për të luftuar kundër komunistëve jugosllavë. Ai ishte ndër themeluesit e Komitetit “Shqipëria e Lirë” dhe një nga botuesit e gazetës “Flamuri”. Halim Beqja vdiq në Nju Jork në moshën 61 vjeçare.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
21 Dhjetor 1903, lindi një nga martirët shqiptarë, Shezai Qemali
-
21 Dhjetor 1911, u botua fletorja politike e sociale “E drejta”
-
21 Dhjetor 1912, mërgimtarët tanë në Rumani urojnë Shpalljen e Pavarësisë
-
21 Dhjetor 1924, Legata Italiane raporton sulmin e armatosur të Ahmet Zogut
-
21 Dhjetor 1947, lindi gazetarja dhe shkrimtarja Ludmilla Pajo


