6 Shkurt 1916 lindi Halim Begeja

Në Tiranë më 6 Shkurt 1916, lindi Halim Begeja. U arsimua në vendlindje dhe kreu gjimnazin në Shkodër. Filloi  fakultetin juridik në Montpelje të Francës por i ndërpreu studimet në vitin 1942. Në atdhe merr pjesë në Ballin Kombëtar dhe zgjidhet delegat në Konferencën e Pezës, të Mukjes etj. Në vitin 1945 me Batalionin e Rinisë Balliste shkon në Kosovë për të luftuar kundër komunistëve jugosllavë. Ai ishte ndër themeluesit e Komitetit “Shqipëria e Lirë” dhe një nga botuesit e gazetës “Flamuri”. Halim Beqja vdiq në Nju Jork në moshën 61 vjeçare.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare