Vinçenco Kardo, piktor italian i shekullit të kaluar, erdhi në Shqipëri në vitin 1929 dhe punoi disa peisazhe dhe portrete. Me 30 punimet e tij më të mira të kryera në vendin tonë ai hapi një ekspozitë vetjake në Pulia, më 6 Shkurt të vitit 1930. Shumë nga veprat e ekspozuara, sot ruhen në muze dhe koleksione private të Italisë. Në vitin 1931 dhe 1940 botoi në revsita dy shkrime mbi përshtypjet që i kishte bërë Shqipëria piktoreske. Ato janë të ilustruara me pikturat që realizoi gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
19 Prill 1785, marrëveshje e Bushatllinjve të Shkodrës me krerët e Dalmacisë
-
19 Prill 1923, lindi në Tiranë piktorja Vera Blloshmi
-
19 Prill 1938, u përfundua me Jugosllavinë “Konventa mbi lundrimin ajror”
-
19 Prill 1956, u rivendosën marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Egjiptit
-
19 Prill 1982 u nda nga jeta pedagogu dhe publicisti Izet Bebeziqi