Në të gjithë Kosovën, më 28 Mars 1989, shpërthyen protestat e mëdha kundër ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës nga parlamenti serb. Kjo datë shënon edhe pushtimin e Kosovës nga forcat ushtarake serbe. Kosovarët u ngritën në mbrojtje të mëvehtësisë të Atdheut të tyre. Nga sulmet e ushtrisë serbe, që në diten e parë të demostratave u vranë 22 veta dhe u plagosën qindra të tjerë. Kjo datë e furishme dhe e përgjakshme ka hyrë në historinë e Kosovës si ditë e manifestimit të vullnetit për pavarësi. Me gjithë dhunën e egër kosovarët, nuk e ndërprenë luftën dhe përpjekjet për liri dhe pavarësi. Një vit më vonë, u shpall pavarësia e vendit; në vitin 1991, u krye referendumi, ku kosovarët shprehën dëshirën e tyre që të jetojnë të lirë dhe të pavarur në vatrat dhe trojet e tyre, kurse në vitin 1992, u zhvilluan zgjedhjet për deputet në parlamentin e Kosovës dhe për Kryetarin e Republikës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
17 Maj 1910, lindi Ibrahim Dibra, një nga stomatologët e parë shqiptar
-
17 Maj 1914, u nënshkrua “Protokolli i Korfuzit”
-
17 Maj 1914, u sulmua batalioni që ishte nisur në jug në frontin kundër “vorio-epiriotëve”
-
17 Maj 1937, u shtyp kryengritja e Ethem Totos
-
17 Maj 1942, Vasil Laçi zbrazi 5 plumba mbi Viktor Emanuelin III