28 Mars 1997, ndodhi tragjedia e Otrantos

Sot populli ynë përkujton me hidhërim dhe dhembje të thellë viktimat e tragjedisë së Otrantos. Atë të premte të zezë kateri i Radës u nis nga Vlora me 104 fatkeq në bordin e tij, drejt brigjeve të Italisë. Në detin e hapur u godit nga anija italiane “Sibela”. 84 pasagjerë fatkeq, midis të cilëve edhe gra e fëmijë u përpinë nga dallgët e detit. Qeveria italiane ndërmori një operacion të gjërë në det, për të gjetur trupat e të mbyturve. Pas shumë kërkimesh, u arrit të zbulohen vetëm 60 kufoma. “E premtja e zezë” përkujtohet si tragjedia më e madhe detare e shqiptarëve.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare