Në qytetin historik të Prizrenit, më 25 Mars 1877, u lind Dom Pashko Krasniqi, klerik, arsimtar dhe patriot i shquar. Pas përfundimit të studimeve të larta për teologji, në Austri, shërbeu si famulltar në Gjakovë, ku krahas shërbesave fetare, hapën shkolla nate për të mësuar gjuhën shqipe. Gjatë viteve 1912-1914, shërbeu në Prizren, ku krahas kishës dhe shkollës, punoi edhe si korespondent i gazetës vieneze “Raihpost”, duke trajtuar në faqet e saj problemet e hallet e Kosovës dhe të Shqipërisë. Kjo e vuri në shënjestër të shovinistëve serbë dhe ai u detyrua të emigrojë në Sofje, Budapest e Vjenë. 9 vjet rresht predikoi në bjeshkët mirditore. Shërbesat e fundit i kreu në Vig të Mirditës në Nëntor të 1930. Po gjatë gjithë këtyre viteve, nuk rreshti së punuari edhe si mësues edhe si shpërndarës i dijeve, kudo ku shkeli këmba e tij, kishat dhe qelat u kthyen edhe në shkolla.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
29 Janar 1622, Pjetër Budi i dhuron Vatikanit Doktrinën e Krishterë
-
29 Janar 1888, u shua piktori Eduart Lir
-
29 Janar 1899, Kuvendi i Pejës miratoi rezolutën me 11 pika
-
29 Janar 1913, Qeveria e Vlorës vendos të mbrohet Janina me çdo kusht
-
29 Janar 1920, u krijua Komiteti Mbrojtja Kombëtare që organizoi Luftën e Vlorës


