Profesor Robert Jokli, i cili gjithë jetën e tij ja kushtoi studimit të gjuhës shqipe u lind, më 24 Shkurt 1877. Punoi në bibliotekën e Universitetit të Vjenës dhe dha leksione të gjuhës shqipe. Albanologu austriak lëvroi fusha të ndryshme të lashtësisë së gjuhës tonë. Më 1911 botoi “Studime për etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes”, më 1923 “Gjurmime gjuhësore e historiko-kulturore nga lëmi i shqipes”. Ka lënë studime të shumta që u botuan në përmbledhje disa edhe pas vdekjes. Pas pushtimit të Austrisë nga nazistët gjermanë, albanologu që kishte prejardhje çifute u arrestua dhe u përndoq. Vdiq më 8 Maj 1942 në kampet e përqëndrimit që krijoi Hitleri.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
1 Shkurt 366, u shua August Juliani “Perandori Filozof” me origjinë ilire
-
1 Shkurt 1911, Mihal Grameno botoi në Korçë gazetën “Koha”
-
1 Shkurt 1914, ndërkombëtarët i kërkojnë Esat Pashë Toptanit të japë dorëheqjen
-
1 Shkurt 1920, filloi zyrtarisht punën Qeveria e Kongresit të Lushnjes
-
1 Shkurt 1935, lindi gjeologu i shquar Vasfi Duka



