U nda nga jeta, më 24 Mars 1937, kleriku dhe patrioti Haxhi Vehbi Dibra, “ushtar i fesë dhe i atdheut”. U lind në familjen e Ahmet Agollit, myfti i Dibrës dhe një nga njerëzit më të shkolluar të saj. Edhe i biri në moshën 25 vjeçare, zuri katedrën e myftiut. Më 1909, Vehbi Dibra, zgjidhet kryetar i Kongresit të Dibrës, në nëntor të 1912, përfaqësoi vendlindjen në Kuvendin e Vlorës, ku u zgjodh nënkryetar tij. Në vitet që pasuan, mbetet një ndër drejtuesit e kryengritjeve kundër pushtimit serb të Dibrës. Drejtoi me shumë patriotizëm dhe urtësi Komunitetin Musliman në Tiranë, deri në vitin 1929. Në varrimin e tij, mori pjesë dhe mbajti një fjalim shumë domethënës kryetari i Kishës Ortodokse Shqiptare, Imzot Vissarioni.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
19 Qershor 1166, u mbajt akti i shugurimit të kishës së Shën Trifonit në Kotorr
-
19 Qershor 1608, relacioni i Vendikut përshkruan të ardhurat kolosale nga peshkimi në Butrint
-
19 Qershor 1886, “Shoqënia e Stambollit”, arriti të marrë lejën për hapjen e Shkollës shqipe në Korçë
-
19 Qershor 1921, u themelua në qytetin e Korçës, shoqëria e vajzave “Zhvillimi”
-
19 Qershor 1924, qeveria e Nolit shpalli programin e saj 20 pikësh