Më 24 mars 1911, shpërtheu kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës. Kryengritësit, nën udhëheqjen e Ded Gjo Lulit, sulmuan repartet osmane të Rafshit dhe Trebinjës, i thyen dhe i çarmatosën. Kjo ngjarje zë një vend të rëndësishëm në historinë e vendit tonë, sepse shkaktoi një varg revoltash që shpunë në ngritjen e flamurit në Vlorë, në nëntor të 1912.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
4 Shkurt 1919, Konferenca e Paqes mori në shqyrtim pretendimet e Greqisë ndaj Shqipërisë
-
4 Shkurt 1927, lindi humoristi shkodran Tano Banushi
-
4 Shkurt 1937, u krijua një Komision që vlerësonte përshtatshmërinë e botimeve në Shqipëri
-
4 Shkurt 1944, shënohet masakra e Tiranës
-
4 Shkurt 1993, marrëveshje bashkëpunimi me Bullgarinë për kulturën




