Në qytetin e trazuar të Vlorës, më 23 Maj 1924, u mbajt kuvendi i 43 deputetëve demokratë dhe parisë vlonjate. Ata vendosën të kundërshtojnë qeverinë zogiste për padrejtësitë që bënte dhe të përballojnë edhe me armë, çdo akt antidemokratik të saj. Po atë ditë, u mbajt “Kuvendi i krahinës së Labërisë”, që vendosi të hidhej në kryengritje. Kundër qeverisë, u shpall edhe garnizoni ushtarak i Përmetit, i udhëhequr nga nënkolonel, Kasem Qafëzezi. Pas këtyre ngjarjeve u formua Komisioni për drejtimin e lëvizjes që kryesohej, nga Fan Noli. Ai, caktoi udhëheqësit ushtarakë: në Jug Kasem Qafëzezin, në Shkodër Rexhep Shalën dhe për zonën e Kosovës dhe të Dibrës Bajram Currin. Njësitë kryengritëse numëronin 12 mijë vetë, shumica fshatarë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
9 Shtator 1434, Papa Eugjeni u fal botërisht fajet princave, dukëve, dhe popullsisë shqiptare, që luftojnë kundër osmanëve
-
9 Shtator 1882, lindi Milto Manaqi, themeluesi i artit të shtatë në Ballkan
-
9 Shtator 1886, u plotësua në Zvicër, Konventa “Për mbrojtjen e veprave letrare dhe artistike”- Shqipëria është palë
-
9 Shtator 1906, Aksion i Çetës së Bajo Topullit; vritet dhespoti filogrek Foti i Korçës
-
9 Shtator 1931, lindi Nuna Çili, Inxhinier e Gjeolog