Gjeologu-mikropaleontolog, Profesor dhe Doktor i Shkencave, Efthim Dodona, është lindur në Drenovë të Korçës, më 20 Tetor 1936. Ka mbaruar Teknikumin e Naftës në Kuçovë dhe më pas, ka ndjekur studimet në Universitetin e Moskës dhe të Tiranës, në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave. Një jetë e ngjeshur me punë dhe studime; ka punuar si gjeolog në terren, por ka dhënë dhe leksione, duke përgatitur brezat e rinj të gjeologëve. Është autor dhe bashkautor i disa teksteve universitare, por dhe i shumë artikujve e librave studimore, për historinë dhe kulturën tonë të lashtë dhe origjinale, për Faik Konicën dhe figura të tjera të shquara të kombit tonë. Auditorët e Universitetit dhe Biblioteka Kombëtare, mbetën për të streha e dytë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
10 Nëntor 1443, Skënderbeu pritet nga krerët shqiptarë në Dibër
-
10 Nëntor 1444, pas Vranës Sulltani çel rrugën për të sulmuar shqiptarët
-
10 Nëntor 1775, shkodranët nuk i binden sundimtarit të dërguar nga Perandoria
-
10 Nëntor 1812, u shua Filipi III Durazzo
-
10 Nëntor 1879, Abdyl Frashëri me shokë skicojnë themelet e Rilindjes sonë Kombëtare

