Përvjetorin e 28 të lindjes, këngëtarja e shquar Tefta Tashko, e festoi me dëgjuesit e saj. Më 2 Nëntor 1938, ajo dha koncert në kino-teatrin “Luks” të Korçës. E shoqëruar në piano nga profesori i Liceut Kombëtar Vinkler, ajo interpretoi pjesë klasike, këngë popullore, kompozime dhe aranzhime të kompozitorit Kristo Kono. Për koncertin e saj të suksesshëm shkroi shtypi i kohës.
Referencat:
Bibloteka dhe arkiva e QMKSH
You may also like
-
25 Mars 1792, shënohet punimi i parë i ikonografit shqiptar Gjergj Çetiri
-
25 Mars 1821, shpërtheu lufta çlirimtare e popullit grek kundër Perandorisë Osmane
-
25 Mars 1877, lindi në Prizren kleriku Dom Pashko Krasniqi
-
25 Mars 1897, Faik Konica botoi revistën “Albania”
-
25 Mars 1917, u themelua në Korçë shoqëria “Përparimi”

