Një ndër punonjësit më të vjetër të Radio-Tiranës, Mark Gurakuqi, u lind në Pogradec, më 2 Nëntor 1922. Kreu Normalen e Elbasanit, ndërsa studimet e larta, i ndoqi në Firence të Italisë, në Beograd dhe u diplomua për filologji në Bullgari. U shqua si pedagog, shkrimtar, publicist dhe studiues. Pas çlirimit, punoi në radio dhe në gazetën “Bashkimi”, por emrin e tij e ndeshim shpesh edhe në faqet e fletoreve “Zëri i rinisë”, “Drita”, “Nëntori”, “Hosteni”, etj. Ka lënë librin biografik, “Luigj Gurakuqi”, “Autorët e problemeve të viteve ’30 ”, etj.
Referencat:
Bibloteka dhe arkiva e QMKSH
You may also like
-
22 Prill “Dita ndërkombëtare e Tokës”
-
22 Prill 1453 zhvillohet beteja në fushën e Pollogut
-
22 Prill 1880, Shtabi Ushtarak i sapoformuar zhvilloi betejën e parë me ushtritë malazeze
-
22 Prill 1881 u zhvillua beteja ndërmjet forcave osmane dhe atyre të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
-
22 Prill 1913 Esat Pashë Toptani dorëzon Rozafën, malazezëve