Tefta Tashko
Përvjetorin e 28 të lindjes, këngëtarja e shquar Tefta Tashko, e festoi me dëgjuesit e saj. Më 2 Nëntor 1938, ajo dha koncert në kino-teatrin “Luks” të Korçës. E shoqëruar në piano nga profesori i Liceut Kombëtar Vinkler, ajo interpretoi pjesë klasike, këngë popullore, kompozime dhe aranzhime të kompozitorit Kristo Kono. Për koncertin e saj të suksesshëm shkroi shtypi i kohës.
Referencat:
Bibloteka dhe arkiva e QMKSH
You may also like
-
13 Maj 1610, pushtuesit turq grabitën dhe plaçkitën fshatarët e Zadrimës
-
13 Maj 1842, lindi Ali Mehmet Vrioni, atdhetar dhe personalitet i shquar i Rilindjes sonë Kombëtare
-
13 Maj 1905, në Shkodër punëtoret kërkonin pakësimin e orëve të punës dhe ngritjen e pagave
-
13 Maj 1913, ushtria malazeze u detyrua të lirojë Shkodrën
-
13 Maj 1913, shpallet akti i parë legjislativ në fushën e organizimit gjyqësor në Shqipëri