Më 18 Janar 1992, u nda nga bota shkencore shqiptare inxhinieri Andrea Xega, personalitet i shkencave minerare dhe shkencëtari poliedrik. U lind në Korçë në vitin 1907. Mbaroi liceun e Korçës dhe u diploma në Shkollën e Lartë të Minierave dhe Gjeologjisë në Saint Etien të Francës. Punoi si inxhinier në minierat e famshme të Alsasës e Lorenit dhe më pas në Marok dhe Algjeri. Më pas ai vendoi të kthehej në atdhe, ku hapi minierat e para të qymyrit dhe të kromit. Bashkëpunoi me inxhinierët e huaj dhe për këtë pas çlirimit arrestohet dhe dënohet me vdekje, por punon në burg si inxhinier i minierës së Bulqizës. Atje punoi dhe pas lirimit. Më pas emërohet pedagog në Politeknikumin “17 Nëntori” dhe nga 1963, si projektues në institutin e Studimeve Minerare, ku përfundoi rreth 30 projekte minierash.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
5 Dhjetor, Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit
-
5 Dhjetor 1908, lindi luftëtari antifashist Qemal Muhedari
-
5 Dhjetor 1935, gazeta “Besa” shkruan për Tefta Tashkon
-
5 Dhjetor 1920, shpallet ligji për zgjedhjen e deputetëve në Këshillin Kombëtar
-
5 Dhjetor 1941, përkujtohet sot patrioti dhe mësuesi Kristo Dako


